Republika e Kosoves

Junik

Drejtoria për Buxhet dhe Financa

Kompetencat e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa janë:

  • Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projektbuxhetit, para paraqitjes së tij në Komitetin për Politike dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës;
  • Plani dinamik i realizimit të projekteve dhe alokimit të mjeteve për zërat buxhetorë;
  • Planifikimi i pasqyrës së rrjedhjes së parasë së gatshme;
  • Ofron këshilla profesionale për organet komunale lidhur me menaxhimin e buxhetit;
  • Mbikëqyrja e procedurave dhe shpenzimit të mjeteve buxhetore;
  • Pranimi i raporteve mujore për dinamikën e realizimit të projekteve nga drejtoritë dhe nga Zyra e prokurimit;
  • Përgatitja e raporteve buxhetore, sipas nevojës.
  • Harton projekt-rregulloret komunale për çështje financiare;
  • Udhëheqja e çështjeve financiare;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve vjetore financiare;
  • Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit;
  • Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit;
  • Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit të organeve komunale;
  • Planifikon, përcakton obligimet në bazë të rregulloreve komunale të subjekteve të caktuara në Komunë, shkallën e ngarkesës, tarifën nga lëmi i tatimit në pronë, taksave dhe gjobave komunale.
  • Planifikimi i të hyrave vetanake të Komunës;
  • Evidencimi i të gjitha të hyrave tjera.

 

Drejtoria për Buxhet dhe Financa  operon me dhjetë punëtorë të ndarë në këta sektorë :

  • Sektori për Buxhet
  • Sektori për Financa
  • Sektori i Tatimit në Pronë

 

  • Sektorin për Buxhet e përbëjnë këta zyrtarë: Shefi i sektorit-Zyrtari shpenzues, Zyrtari Çertifikues dhe Aprovues i shpenzimeve.
  • Sektorin për Financa e përbëjnë këta zyrtarë : ZKF, Zyrtari Zotues dhe Zyrtari për të hyra .
  • Sektorin për Tatim në pronë  e përbëjnë këta zyrtarë : Menaxheri i Tatimit në Pronë, Operatori për futjen e të dhënave, Anketuesi dhe Zyrtari për vlerësimin e pronës së paluajtshme.