Republika e Kosoves

Junik

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Inspeksion

Kompetencat e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Inspeksion janë:

  • Përcakton dhe mbikëqyr ofrimin e shërbimeve publike lokale, duke përfshirë furnizimin me ujë, rrjetin e ujësjellësit, të kanalizimit dhe përpunimin e ujërave të zeza;
  • Organizon mirëmbajtjen verore dhe dimërore, pastrimin e rrugëve dhe trotuareve të qytetit dhe rrugëve lokale;
  • Organizon mirëmbajtjen dhe de bllokimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik .
  • Organizon sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, hapësirave gjelbëruese, hapësirave publike dhe varrezave;
  • Koordinon aktivitetin dhe jep pëlqimin për veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve dhe mallrave, me kompanitë publike dhe shoqatat e taksistëve individual dhe operatorëve ekonomik sipas rregulloreve;
  • Cakton linjat dhe rendin e udhëtimit për transportin publik të udhëtarëve;
  • Bën menaxhimin e shërbimit “Merimanga”, sipas rregullores, dhe organizon procedurat për ankand publik për automjetet e konfiskuara, që kalojnë afatin e paraparë me ligj;
  • Bashkëpunon me Policinë për rregullimin e komunikacionit dhe ngritjen e sigurisë në komunikacion, në veçanti afër shkollave dhe institucioneve parashkollore;
  • Bën sinjalizimin vertikal dhe horizontal të rrugëve ekzistuese dhe rregullon komunikacionin brenda territorit të Komunës;
  • Bën mbylljen e rrugëve për shfrytëzimin e tyre në raste të veçanta( festa shtetërore, punë të veçanta në interes të shtetit dhe komunës dhe punë të ngjashme);
  • Bashkëpunon me kompanitë që ofrojnë shërbime rreth përcaktimit të çmimeve të ujit, të kyçjeve, ndërhyrjeve teknike dhe mbikëqyrjen e orarit të reduktimeve;
  • Bën furnizimin me ujë të pijshëm me cisterna dhe rezervuarë të veçantë;
  • Jep pëlqim – leje për shfrytëzimin e hapësirave publike, kujdeset për mirëmbajtjen e sipërfaqeve gjelbëruese, parkingjet dhe hapësirat tjera publike, në  përputhje me planet urbanistike të Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit;
  • Ofrimi i shërbimit të kujdestarisë për eliminimin e qenve endacakë;
  • Mbikëqyr realizimin e punëve për rregullimin e gjelbërimit dhe shqyrton kërkesat e ndryshme;
  • Është përgjegjëse për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike para lokaleve hoteliere, foltoreve publike, për gjeneratorët statikë, pajisje lëvizëse për shitjen e pofkave, misrit, gështenjave, pajisjeve për shitjen e akulloreve dhe librave;
  • Është përgjegjëse për ndriçimin publik, tabelat reklamuese, reklamat ndriçuese të firmave dhe reklamat e ndryshme;
  • Merr pjesë në Komisionin për pranim teknik të punëve të kryera – ndriçimin publik, mirëmbajtjen e rrjetit publik dhe sinjalizimit;
  • Bën menaxhimin, kontrollimin dhe pastrimin e të gjitha shesheve që i përkasin komunës;
  • Është përgjegjëse të ofrojë raporte vjetore MAPL-së për gjatësinë, llojin dhe kushtet e rrugëve lokale, në pajtim me kushtet e përcaktuara sipas Udhëzimit administrativ;
  • Konsultohet me nivelin qendror për ndërtimin, riparimin e shenjave apo ndryshimin e rrugëve ndër-komunale që ndikojnë në komuna;
  • Është kompetente për lëshimin e lejeve që i përkasin Komunës për vendosjen e pengesave rrugore(policë të shtrirë);
  • Ushtron kompetencat tjera të përcaktuara me ligj, Statut, aktet nënligjore dhe të deleguara nga pushteti qendror;
  • Bën vlerësimin i rrezikshmërisë brenda territorit të komunës nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, si dhe hartimin  e planeve pёr mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, në pajtim me ligjet në fuqi, udhëzimet administrative dhe në bazë të vlerësimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.