Republika e Kosoves

Junik

22 VJETORI I ÇLIRIMIT TË JUNIKUT

2021/06/11 - 3:21

Komuna e Junikut në nderim të 22 Vjetorit të Ditës së Çlirimit të Junikut, ditën e mirënjohjes dhe faliminderimit për të gjithë heronjët, dëshmorët dhe martirët, të cilët sakrifikuan shumë për vendin deri në Lirinë e Kosovës, me homazhe pranë shtatores së heroit Edmond Hoxha dhe lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve të Junikut, Mbledhje Solemne dhe Kocert festiv festoj Ditën e Çlirimit.

 

Për secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë, Dita e Çlirimit është dita më e dashur, kremtja më e madhe dhe data më e paharruar në kujtesën popullore. Shënimi i Ditës së Çlirimit në mënyrë institucionale dhe shtetërore e madhështon luftën dhe sakrificën e popullit për çlirim, lirisë së vendit i jep kuptimin e plotë, ndërsa popullit i shtonë dashurinë ndaj atëdheut.

Urime 13 Qershori Dita e bekuar e Çlirimit.
Lavdi dhe faleminderim të gjithë atyre që sakrifikuan dhe dhan sakrifikuan dhe dhanë jetën për liri!

Zoti e bekoft gjakun e derdhur dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.

________________
Komuna Junik