Republika e Kosoves

Junik

Homazhe pranë varrit të dëshmorit Sadik Ramë Ganijaj

2018/07/23 - 3:19

Kryetari i komunës se Junikut z. Agron Kuçi me bashkëpunëtor sot ne fshatin Gjocaj, bënë homazhe pranë varrit të Dëshmorit Sadik Ramë Ganijaj.

Duke veçuar kontributin e dëshmorit kryetari Kuçi kërkoj nga familja Ganijaj dhe të gjitha familjet e Dëshmorëve që ti rivarrosim të gjithë Dëshmoret e rënë në një vend duke ua ngritur edhe një lapidarë që gjithmonë ti nderojmë dhe ti kujtojmë të bashkuar ashtu siç ishin të bashkuar edhe në luftë, sepse të vetmin ideal kishin çlirimin e Kosovës.

Familja e Ganijaj u pajtua me këtë ide të kryetarit dhe shprehen gatishmërinë që të bashkëpunojnë në këtë drejtim.