Republika e Kosoves

Junik

Komuna e Junikut kundër marrjes së Burimeve të Ujit nga Komuna e Gjakovës

2018/12/21 - 4:29

Në mbledhjen e rregullt të KKSB-së, me pëlqimin e Qeverisë Komunale të Junikut, anëtarëve të KKSB-së, OJQ-ve dhe Bizneseve u mor vendim që të procedohet një peticion me nënshkrimet e të gjithë qytetarëve të Junikut ku do t’i drejtohen Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj që të ndalë çdo veprim të Ministrisë së MMPH-së, Komunës së Gjakovës  dhe KRU Gjakova, të cilët po tentojnë të marrin në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare të ujërave, burimin e ujit të Erenikut të vogël, për rezultat : ndaljen e lumit, shkatërrimin e ekosistemit natyror, florën dhe faunën, bërjen e tokave bujqësore djerrina, lënien pa ujë të pijes për qytetarët e Komunës së Junikut me rrethinë, përfunimisht vdekjen e lumit Erenik.