2022/06/10 - 11:40
Bazuar në ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutin e Komunës,
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, me qëllim të informimit dhe pjesëmarrjes së gjerë dhe aktive të publikut dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi, organizon:
Debat Publik
Tema: Puna e Kryetarit Ilazi të arriturat dhe sfidat për periudhën gjashtë mujore të vitit 2022
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal, në objektin e administratës
Data dhe koha: 24qershor 2022; Ora: 14:00
Qytetarë të nderuar,
Bëhuni pjesë e proceseve në organet vendimmarrëse në komunën tonë!