Lajmet   Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë viziton Kaçanikun, premton investime dhe bashkëpunime të reja

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë viziton Kaçanikun, premton investime dhe bashkëpunime të reja - 23 mars 2016

 Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyrën e tij Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë Kristina Marti. Në takim ishin të pranishëm edhe Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elelzi dhe stafi ekzekutiv komunal.

 Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyrën e tij Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë Kristina Marti. Në takim ishin të pranishëm edhe Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elelzi dhe stafi ekzekutiv komunal.

Kryetari Ilazi falënderoi qeverinë zvicerane dhe popullin zviceran për investimet që ka bërë dhe po bën në Kaçanik, përmes programeve DEMOS, CDI etj. Nga ana tjetër Ambasadorja e Zvicrës Kristina Marti,falënderoi Kryetarin e Komunës së Kaçanikut për mikpritjen, ndërsa u interesua të dijë më shumë rreth projekteve të cilat kërkojnë investime në Kaçanik, mënyrën e jetesës së qytetarëve të Kaçanikut, rreth përkatësisë etnike, qeverisjen lokale etj. Kryetari Ilazi njoftoi ambasadoren se problemi kryesor në Kaçanik mbetet edhe më tutje papunësia, ndërsa tha se Komuna e Kaçanikut është duke u munduar që përmes subvencioneve në bujqësi ta zbus sadopak papunësinë. Ambasadorja e Zvicrës premtoi bashkëpunime dhe projekte të reja në Kaçanik përmes programit DEMOS dhe programeve të tjera zvicerane. DEMOS këtë vit në Kaçanik do të investoj 88 mijë euro në disa projekte kapitale, fonde të siguruara nga qeveria zvicerane.


RSS

Sign in