Lajmet   Komuna nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me DEMOS

Komuna nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me DEMOS - 19 shtator 2014

Komuna e Kaçanikut dhe Helvetas Swiss Intercooperation – Kosova (HSIK) e kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për periudhën 2015 deri më 31 dhjetor 2017. 
 Komuna e Kaçanikut dhe Helvetas Swiss Intercooperation – Kosova (HSIK) e kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për periudhën 2015 deri më 31 dhjetor 2017. Në emër të komunës së Kaçanikut, memorandumin e ka nënshkruar kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi, ndërsa në emër të HSIK projektit “Programi për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), z. Norbert Pijl menaxher i projektit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, HSIK-ja përmes projektit DEMOS do t’i ofrojë komunës asistencë teknike dhe mbështetje financiare në fushën e shërbimeve publike ( menaxhimin e mbeturinave, hapësirën publike dhe trafikun komunal), menaxhimin e financave, demokraci lokale dhe kornizën ligjore e politike. Memorandumi është nënshkruar në pajtim me marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Qeverisë së Zvicrës, e përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Në ceremoninë e promovimit të projektit DEMOS dhe nënshkrimit solemn të Memorandumit në ambientet e MAPL-së ishin të pranishëm edhe znj. Krystyna Marty Lang, ambasadore e Zvicrës, z. Markus Baechler, drejtor i Zyrës Zvicerane për bashkëpunim me Kosovën, z. Naim Ismaili, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetarët e 17 komunave të Kosovës, partnere të projektit DEMOS. Përveç Komunës së Kaçanikut, Memorandumin e bashkëpunime e kanë nënshkruar edhe Komunat: Prishtina, Kamenica, Novobërda, Graçanica, Lipjani, Vitia, Peja, Gjakova, Rahoveci, Ranilluku, Parteshi, Kllokoti, Hani i Elezit, Mamusha dhe Juniku.

 

 


RSS

Sign in