Republika e Kosoves

Kaçanik

Shërbimet elektronike

Në këtë faqe, ju do të gjeni lidhje me të gjitha shërbimet tona elektronike. Shumë prej tyre janë publike, si hartat e zonave të vlerës dhe të shihni vlerën e vlerësuar për parcela. Megjithatë shërbimi për shtypje të faturës, kërkon që ju të keni regjistruar pronën tuaj me numrin tuaj personal.

Shtyp Faturën dhe Çertifikatën

Ju mund të shikoni dhe shtypni faturën tuaj të tatimit në pronë dhe çertifikatën e vlerës së vlerësuar nga shtëpia juaj. Ju lutemi vëreni që, prona juaj duhet të jetë e regjistruar me numrin tuaj personal (në komunën ku ndodhet prona).

Shiko vlerën e vlerësuar të parcelave 

Duke klikuar në një parcelë në hartë, ose duke shtypur një numër të parcelës, mes tjerash, ju do të shikoni vlerën e vlerësuar, kategorinë e vlerës dhe numrin e zonës së vlerës të parcelës.

Shiko vlerën e vlerësuar të objekteve 

Ky shërbim për momentin është i disponueshëm vetëm për objekte bujqësore. Pas përzgjedhjes së komunës dhe zonës kadastrale, ju do të jeni në gjendje të zgjedhni një objekt për të cilin dëshironi të shikoni vlerën e vlerësuar. Ju gjithashtu mund të shikoni kategorinë e vlerës dhe numrin e zonës së vlerës mes tjerash.

Hartat e zonave të vlerës 

Hartat e zonave të vlerës tregojnë se si dallon vlera për metër katror për shkak të lokacionit. Në të gjitha komunat ekzistojnë disa zona të vlerës me nivele të ndryshme të vlerës (vlerë për metër katror). Zakonisht, nivelet e vlerës rriten sa më afër që është prona me qendrën e një qyteti.