2021/04/01 - 11:59
Që nga fillimi i pandemisë, edhe Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Kaçanik ishte afër qytetarëve të komunës sonë, ku janë shpërndarë shumë pako ushqimore e higjienike përmes bashkëpunimit me institucionet komunale. Kryetari i Komunës Besim Ilazi, nderoi me mirënjohje Kryetarin e KBI- së në Kaçanik Fidaim Fazliu, për kontributin e madh dhënë gjatë kohës së pandemisë. Kryetari Ilazi tha se të gjithë ata që ndihmuan qytetarët përmes formave të ndryshme, do të kenë respekt dhe mirënjohje të përhershme. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Këshilli i Bashkësisë Islame në Kaçanik ndau qindra pako ushqimore e higjienike për familjet me gjendje të rënduar ekonomike.