Republika e Kosoves

Kaçanik

Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit  përmbyll vitin 2018 me shumë punë e angazhime vjetore- shquhet bashkëpunimi me institucionet qendrore në realizim të shumë projekteve kapitale

2018/12/31 - 12:02

 

Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit komform  statutit komunal dhe kornizës ligjore, shquhet si sektor apo urë lidhëse me sektorët tjerë, ku në përgjithësi  obligohet që nga aspekti financiar t’i paraprijë sigurimit te mirëfilltë të të gjitha aktiviteteve dhe projekteve që duhet të realizohen nga Komuna përgjatë tërë vitit fiskal.

 

Gjate vitit 2018 kjo drejtori është koncentruar veçanërisht tek  sigurimi i alokimit të rregullt të mjeteve buxhetore nga të  gjitha burimet e fondeve si nga granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe Financimi i Jashtëm, i cili zakonisht sigurohet nga Ministritë e linjes dhe donatorët tjerë si financim shtesë krahas buxhetit te rregullt vjetorë.

 

Nga objektivat kryesore te drejtorisë vazhdon të mbetet rritja e inkasimit të të hyrave vetanake, burim ky i buxhetit,  përmes të  cilit financohen në përgjithësi projektet kapitale dhe aktivitetet e kategorisë së subvencioneve dhe transfereve.

 

Realizimi i të hyrave vetanake ka shënuar edhe këtë vit progres te lartë, nga gjithsej  planifikimi vjetorë në  shumë prej 694 mijë euro janë realizuar mjete mbi 662 mijë euro apo mbi 95% e planit.

Për këto rezultate, njëkohësisht drejtoria falënderon qytetaret e komunës, të cilët iu përgjigjen pagesës se tatimit ne prone, ku nga gjithsej plani prej 272 mijë euro, u realizuan mbi 240 mijë euro nga tatimi i pronës apo afro 90% e planit vjetor.

 

Bashkëfinancimi i projekteve me ministritë e linjes ka qene njeri nder prioritetet e kësaj drejtorie.

Kjo drejtori është angazhuar edhe në projektet e zhvillimit ekonomik, ku tashmë janë vendosur bashkëpunime të shëndosha me disa organizata joqeveritare( klubi i Prodhuesve të Kosovës, HELP, USAID) , të cilat kanë filluar aktivitetet e tyre në Komunën e Kaçanikut, në zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Të rinjtë poashtu përmes këtyre projekteve do të kenë mundësinë e përfitimit të granteve të vogla për zhvillim të veprimtarive të tyre biznesore.

Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit do të vazhdoj edhe gjatë vitit 2019, me shumë aktivitete e projekte që kanë për qëllim zhvillimin e Komunës së Kaçanikut.