Republika e Kosoves

Kaçanik

Drejtoria e Shërbimeve Publike përmbyll vitin 2018 me shumë projekte në rregullim të mirëqenies qytetare

2018/12/31 - 11:18

Investimet komunale në infrastrukturën rrugore, ishin prioritet i Kryetarit Ilazi edhe gjatë vitit 2018, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Gjatë këtij viti u asfaltuan shumë rrugë, u rregulluan trotuare, shumë rrjete të kanalizimit e ujësjellësit, ndërsa prioritet ishte edhe ndriçimi publik.
Në vazhdim përmes raportit të detajuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, do të paraqesim të gjitha aktivitetet e kësaj drejtorie të realizuara gjatë vitit 2018.
Raporti përmbledhës i punës njëvjeçare në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka për qëllim informimin e opinionit publik për punën e kësaj drejtorie për periudhën Janar-Dhjetor 2018. Është raport përmbledhës dhe njëherit paraqet punët e përgjithshme të kësaj drejtorie të cilat në një formë apo tjetër kanë ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e qytetarit.
Të gjitha aktivitet e poshtëshënuara janë realizuar në bashkëpunim të plotë me kryetarin e komunës dhe drejtoritë tjera të ekzekutivit komunal.
I. INFRASTRUKTURA RRUGORE
 Asfaltime të rrugëve lokale

Drejtoria e Shërbimeve Publike në kuadër të përgjegjësive dhe aktiviteteve të saja gjatë vitit 2018 fokus të veçantë i kushtoi realizimit të projekteve kapitale brenda listës se miratuar nga kuvendi komunal. Në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e kryetarit dhe të drejtorive tjera është angazhuar për implementimin e projekteve të infrastrukturës rrugore të cilat janë paraqitur si vijon:
 Asfaltime dhe ndërtime të rrugëve lokale nga buxheti i komunës
Gjatë kësaj periudhe, nga lista e investimeve kapitale me buxhetin e komunës janë realizuar gjithsej 19 projekte rrugësh të asfaltuar dhe të ndërtuara me kubëza , ku gjatësia e rrugëve të ndërtuara arrin 11,010.46m.
Ndërtimi i rrugëve në lagjen Hajdar
Ndërtimi i rrugëve në Kaçanik të Vjetër
Ndërtimi i rrugëve në Kaçanik të Vjetër
Ndërtimi i rrugëve në Ivajë
Ndërtimi i rrugëve në Ivajë
Ndërtimi i rrugëve në fshatin Kotlinë
Ndërtim i rrugëve në fshatin Stagovë
Asfaltimi i rrugës Gabrricë –Duraj
Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve në Glloboqicë
Ndërtimi rrugëve në lagjën Neziraj
Asfaltimi i rrugës në fshatin Gërlicë-faza IV
Ndërtimi i rrugëve në fshatin Biqec
Rregullimi i rrugëve në fshatin Kovaqec
Ndërtimi i rrugëve në Runjevë
Rregullim i rrugëve në lagjen Dushkaja
Asfaltimi i rrugës “Terziu”-Doganaj-fazaI/traseja
Rregullim i rrugëve në fshatin Gajre-faza I/muret mbajtëse
Ndërtim i rrugës “Shaban Elezi”-fazaI/traseja
Poashtu në kuadër të projektit të drejtorisë për zhvillim ekonomik ”Rregullimi dhe asfaltim i rrugëve lokale” në vlerë 37,709.50€ janë implementuar edhe 6 rrugë tjera me shtresë asfalti dhe kubëza në gjatësi=875m
Rruga “Martirët”-Stagovë
Rruga “Imer Elezi”-Kaçanik
Rruga “Ali Baftiu”-Dubrave
Rruga “Ekrem Ahmetaj”-Kovaqec
Degëzim i rr.”Besnik Begunnca”
Degëzim i rr.”Faruk Dogani” në Rakoc.
Poashtu në kuadër të projektit të drejtorisë për zhvillim ekonomik ”Rregullimi dhe asfaltim i rrugëve lokale” në vlerë 37,709.50€ janë implementuar edhe 6 rrugë tjera me shtresë asfalti dhe kubëza në gjatësi=875m
Rruga “Martirët”-Stagovë
Rruga “Imer Elezi”-Kaçanik
Rruga “Ali Baftiu”-Dubrave
Rruga “Ekrem Ahmetaj”-Kovaqec
Degëzim i rr.”Besnik Begunnca”
Degëzim i rr.”Faruk Dogani” në Rakoc.
Gjithashtu përmes nënshkrimit të memorandumeve me ministritë e ndryshme dhe me bashkëfinancim të komunës janë realizuar edhe projekte tjera në infrastrukturën rrugore.
 Asfaltime të rrugëve lokale nga Ministria e Infrastrukturës 2017-2018
Ministria e infrastrukturës financon këto projekte më shumën 214,354.81€, kurse komuna bashkëfinancon vlerën 10% të kontratës me shumë=21,205.20€. Totali i kontratës=235,560.01€
Rruga “Lushi”-Doganaj
Rruga”Rezhanc-Dullovi
Rruga “Liria”-Gërlicë
Rruga “Razim Hasaj”-Gabrricë
Rruga e lagjes Trupaj-Kovaqec
 Asfaltim dhe rregullim i rrugëve nga Ministria e Infrastrukturës 2018-2019
Janë duke u implementuar edhe 9 projekte në infrastrukturën rrugore, disa duke u përgatitur traseja si fazë e I-rë, për të vazhduar me shtresën e asfaltit në vitin 2019 në gjatësi=4,143m apo 14,209m2.Vlera totale e këtij investimi është=176,580.74 € .Komuna e Kaçanikut bashkëfinancon në këto projekte në shumë=20,162.24€
Rruga “Prushi”-K.Vjetër
Rruga “Iliria”-Elezaj
Rruga “Pishtarët e Lirisë”-Elezaj
Rruga”Man Dashi”-Stagovë
Rruga”Adem Dullovi”-Vataj
Rruga”Xhevë dhe Fehmi Ladrovci-lagjja Kok /Runjevë
Rruga e lagjes Brruti-Kaçanik
Rruga”Arbëria”-Kaçanik
Rruga “Mujedin Aliu”-K.Vjetër
 Asfaltim dhe rregullim i rrugëve nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik
Komuna e Kaçanikut ka përfituar edhe një projekt dhe ka nënshkruar memorandum me ME-në .Ky projekt është ekzekutuar në fshatin Begracë. Vlera e kësaj kontratë është=123,502.08€
 Ndërtimi i rrugëve lokale në bashkëfinancim me Ministrinë e infrastrukturës 2017-2018.
Ne bashkëpunim me MI-në, gjatë vitit 2017 janë duke u implementuar edhe 14 rrugë dhe rrugica në qytetin e Kaçanikut. Projekti është 2 vjeçar dhe ka vazhduar implementimi i saj edhe në vitin 2018.
II. UJËSJELLËSI
 Rregullimi i sistemit aktual të ujësjellësit dhe ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit
Gjatë kësaj periudhe është vazhduar me projektin “Sanimi, rekonstrumi dhe shtimi i kapaciteteve ujore për sistemin e ujësjellësit Nikaj, Dubravë, Doganaj, Elezaj, Sllatinë dhe Kaçanik i Vjetër”. Janë punuar 2 rezervuare. Rezervuari në fshatin Sllatinë 50m3 dhe është finalizuar rezervuari 740m3 në lagjen Prushaj/Soponicë, rezervuar që do të shërbej për lokalitetet Elezaj-Doganaj dhe Kaçanik i Vjetër . Gjithashtu janë punuar rrjet furnizuese në drejtim të fshatrave Dallosh, Kovaq, Tushaj, Demnik, Provoli, Elezaj, Terziu, Doganaj dhe Koxhaj.
 Po ashtu në bashkëpunim me kompaninë Bektel &Enka është ndërtuar edhe rezervuari i qytetit me kapacitet 1000m3 për nevojat e qytetit të Kaçanikut.
 Kemi arritur qe me mjetet buxhetore të komunës të realizojmë projektin “Furnizimin me gyp të ujësjellësit”. Janë siguruar 5000m gyp, 63 për nevojat e rrjetit të ujësjellësit ne fshatin Duraj. Vlera e investimin është 7,400.00€
III. KANALIZIMET
 Ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimeve
Në kuadër të kodi buxhetor “Ndërtim i kanalizimeve fekale dhe atmosferike”-janë realizuar 7 projekte të ndryshme në gjatësi totale 4,434.8m,si dhe kemi bere furnizim me gyp të kanalizimit në gjatësi 2,941m me vlerë të përgjithshme të projektit=91,721.98€
Poashtu në bashkëpunim me MMPH-në është finalizuar projekti ”Ndërtimi i kanalizimit fekal Elezaj, Duraj, Gabrricë, Gërlicë, Bajnicë dhe Koxhaj” në gjatësi rreth 28,813m/28km që lidh lagjet e lokalitetit të Elezajve dhe Doganajve me një kosto 343,201.67€.
IV. UJRAT SIPËRFAQËSOR
 Investime në rrjetin e ri
Gjatë këtij viti kemi investuar në ndërtimin e disa rrjeteve të ujërave atmosferike. Kemi ndërtuar rrjetin e kanalizimit te ujërave atmosferike në Biqec, Kovacec dhe lagjen Kovaqi-Soponicë.
V. MENAXHIMI I MBETURINAVE
Gjatë këtij viti jemi fokusuar në implementimin e Planit Komunal për menaxhimin e mbeturinave 2016-2021.
Kemi realizuar projektin ”Furnizimit me shporta për mbeturina 120 l”.Janë siguruar gjithsej 2300 shporta 120 l, projekt në vlerë 40,250.00€. Këto kontejnerë do të shfrytëzohen me qëllim të rritjes së mbulueshmërisë së territorit të komunës sonë me menaxhim të mbeturinave.
KOMUNIKACIONI RRUGOR
 Shenjëzimi Horizontal dhe Vertikal
Gjatë vitit 2018 kemi projektuar dhe realizuar projekti “Shenjëzimin horizontal dhe vertikal” në disa rrugë të territorit të komunës së Kaçanikut. Projekti ka kushtuar 7,393.00€
Poashtu janë vendosur barriera për ngadalësim të shpejtësisë (policë të shtrirë) dhe pahi elastike në rrugët lokale ku është evidentuar me rrezikshmëri të lartë.
VI. HAPËSIRAT PUBLIKE
 Gjelbërimi dhe Parqet
Në kuadër të projektit “Krijimi i hapësirave të gjelbëruara dhe vendosja e shportave”është bërë rregullimi i hapësirës së gjelbëruar në lagjen Dushkajë, vendi ku më parë ishte deponi ilegale, si dhe është punuar hapësira e gjelbëruar pranë banesës afër urës së Bobit. Vlera e projektit ka qenë 9035.76 euro.
Poashtu është realizuar edhe projekti “Renovimi i ulëseve dhe punimi i rrethojës së hyrje të qytetit”, projekt në vlerë 7,915.00€.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit është realizuar edhe projekti “Ndërtimi i parkut të qytetit” –faza II, projekt në vlerë 14,987.65€
 Pastrimi dhe mirëmbajtja e varrezave
Gjatë vitit 2018 është bërë pastrimi dhe kujdes i vazhdueshëm i varrezave të dëshmorëve, posaçërisht pra çdo date të shënuar për përkujtime apo festa shtetërore dhe komunale. Është mirëmbajtur hapësira e gjelbëruar, lulet dhe drunjtë dekorativ.
Poashtu është realizuar projekti ”Rregullimi i varrezave të qytetit”-faza III në vlerë 4,952€
 Trotuare dhe ura
Gjatë vitit 2018 në kuadër të investimeve kapitale janë ndërtuar edhe 4 projekte të trotuareve për këmbësor me një gjatësi totale 2,594m
Ndërtimi i trotuarit në fshatin Bajnicë
Ndërtimi i trotuarit ne lagjen Imishti-Dubravë
Ndërtimi i trotuarit në rrugën “Komandant Bardhi”
Ndërtimi i trotuarit ne lagjen Provoli-Soponicë
Poashtu është bërë ndërtimi i 2 urave të reja mbi lumin Nerodime dhe Lepenc si dhe është implementuar projekti i zgjerimit të urës së Hazirit dhe urës në rrugën “Vëllezërit Çaka”.
VII.
VIII. NDRIÇIMI PUBLIK
 Projekti kapital “Rregullimi i ndriçimit publik” me vlerë 21,670.12€ është ekzekutuar në këto rrugë:
1. Rruga “Ismjl Raka”-Kaçanik -64 trupa ndriçues janë ndërruar me LED
2. Rruga ”Agim Bajrami”- 6 trupa ndriçues janë ndërruar me LED
3. Rruga “Avdurrahim Shehu”-janë vendosur 45 trupa ndriçues LED
4. Rruga “Faruk Dogani- janë vendosur 12 trupa ndriçues LED
5. Rruga “Medi Dalloshi”-janë vendosur 6 trupa ndriçues LED
6. Rruga “Shefket Ferra”-Kaçanik- janë vendosur 8 trupa ndriçues LED
7. Rruga “Ejup Dushkaja”-Dushkajë- janë vendosur 15 trupa ndriçues LED
8. Rruga ”Remzi Zharku”-Dushkajë”- janë vendosur 4 trupa ndriçues LED
 Projekti “Rregullimi i infrastrukturës në fshatin Bob”-është realizuar edhe ndriçimi në këtë lagje duke vendosur 68 trupa ndriçues në rrugën kryesore dhe rrugët sekondare.
 Projekti “Furnizimi, ndërrimi dhe rregullimi i ndriçimit publik” në vlerë 8,660€. Janë zëvendësuar 122 trupa ndriçues ekzistues të teknologjisë së vjetër me trupa të rinj efiçient të tipit LED.
Rrugët e përfshira në këtë projekt:
1. Rruga “Skenderbeu”
2. Rr, “Emsale Frangu”
3. Rr.:Qamil Ilazi”
4. Rr. “Sali Bajra”
5. Rr.”Besnik Begunca”
6. Rr.”Idriz Seferi”
7. Rr.”Vëllezërit Çaka”
8. Rr. “Reshat Shehu”
9. Rr.”Nevzat Çallaku”
Investimet nga rezultatet e Grandit të Perfarmancës
 Raportimi në MAPL për treguesit shtesë të performancës komunale për vitin 2016, ku komuna e Kaçanikut ka arrit që për këta tregues të performancës të vlerësohet.
Shuma e grantit të performancës që komuna jonë ka përfituar për treguesit e performancës shtesë për 2016, ëhtë 84,138.00€. Këto mjete u investuan në dy projekte: “Ndërtimi i trotuarit në lagjen Imisht”-Dubravë dhe “Zgjerimi i urës mbi lumin Nerodime dhe Lepenc”
 Raportimi për performancën komunale të vitit 2017 ka përfunduar më 14 shkurt të vitit 2018, për 14 fushat e përcaktuara nga MAPL-ja.
Shuma e grantit të perfromancës që komuna e Kaçanikut ka përfituar është 104,268.00€, alokim i grantit për vitin 2019. Këto mjete do të investohen në projektin “Rregullimi i rrugëve në zonën urbane të qytetit” në vitin 2019.
STATISTIKA
Asfaltim të rrugëve lokale me buxhet komuna l37,927.38m2
Asfaltim të rrugëve lokale me bashkëfinancim nga ministritë e linjës 34,597.25m2
Ndërtimi i kanalizimeve fekale 36,188.98 m
Ndërtimi i kanaleve të hapura për ujra atmosferike (shtretër të përrockave) 388 m
Ndërtim i trotuareve 2,594 m
Riparimi i rrugëve të asfaltuara 120 m2
Rehabilitimi i rrugëve publike të pakategorizuara me shtresë zhavorri 3 projekte
Krijim i hapësirave gjelbëruese dhe mbjellja e drunjëve dekorativ 1 projekt
Krijim i hapësirave gjelbëruese dhe mbjellja e drunjëve dekorativ 1 projekt
Sinjalizimi horizontal dhe vertikal
Ndriçimi publik 350 trupa
Ndërtim i urave 3 projekte
Furnizim me gyp ujësjellësi 63 5,000 m
Ndërtim i murit mbajtës 2
Renovimi i ulëseve dhe punimi i rrethojës në hyrje të qytetit 1 projekt
Furnizim me shporta për mbeturina 2,300 cp

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave do të vazhdoj aktivitetet e saja edhe gjatë vitit 2019, për sigurimin e një mirëqenie sa më të mirë qytetare.