Republika e Kosoves

Kaçanik

Ekzekutivi komunal mbanë mbledhjen e fillimjavës- kërkohet respektim i orarit dhe normalizim i zhurmës nga lokalet gjatë orëve të natës

2019/06/24 - 1:38

Ekzekutivi komunal mbajti mbledhjen e fillimjavës, në të cilën diskutoi për punët dhe aktivitetet javorë komunale,  udhëhequr nga Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bajra. Me theks të veçantë u shqyrtuan ankesat e qytetarëve të pjesës urbane, të cilët kanë kërkuar që nga lokalet dhe kafiteritë të respektojnë orarin si dhe të normalizojnë zhurmën e krijuar nga muzika gjatë orëve të natës. Kryetari Ilazi kërkoi angazhim në këtë drejtim si dhe zbatim të ligjit dhe rregullores që specifikojnë obligimet dhe përgjegjësitë në rast të prishjes së rendit dhe qetësisë  publike.

Në takim gjithashtu u diskutuan edhe aktivitetet dhe projektet kapitale që janë duke u realizuar. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave bëri të ditur se janë duke vazhduar  punimet në fshatin Glloboçicë, ndërtimi i kanalizimit në lagjen Kodrali, në projektin “Rregullim i rrugëve në fshatin Gajre”-përgatitja e traseve me shtrese finale zhavori, në projektin “Ndërtimi i urës në fshatin Kovaqec”-projekt me financim nga MI-ja, në projektin “Ndërtim i rrugëve në fshatin Biqec”-pastrim i trasesë së rrugës alternative nga nënkalimi i autostradës deri në hyrje të fshatit, ndërsa punimet kanë përfunduar në projektin “Ndërtim i rrugëve në fshatin Kovaqec”-shtrimi i traseve të rrugicave me shtresë asfalti. Vendpunishte të shumta janë krijuar në qendër të qytetit dhe nëpër fshatra, me qëllim të krijimit të një infrastrukture sa më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë.