Republika e Kosoves

Kaçanik

Ekzekutivi komunal takohet në mbledhjen e fillimjavës- mësimi fillon në të gjitha shkollat e Komunës së Kaçanikut

2019/02/04 - 4:04

Kryetari i Komunës Besim Ilazi së bashku me nënkryetarin Ylber Bajra takuan ekzekutivin komunal, ku u diskutuan aktivitetet javore komunale. Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës bëri të ditur se mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e Komunës së Kaçanikut, pa ndonjë pengesë apo problem të caktuar. Ndërkohë, Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit, njoftoi se është përgatitur dhe përcjellur në Ministrinë e Financave Raporti vjetor financiar 2018, i cili më pas do ti përcillet edhe kuvendit për miratim. Nga drejtoritë dhe sektorët komunal u bë e ditur se gjatë muajit janar është punuar në shumë plane e projekte të parapara për realizim gjatë vitit 2019, që do të rrisin mirëqenien qytetare nëpër lagje dhe fshatra të Komunës së Kaçanikut.