Republika e Kosoves

Kaçanik

FTESË PËR MBLEDHJE

2020/12/16 - 12:36

Në bazë të nenit 43 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhja e XI-të (Njëmbëdhjetë) e Rregullt e Kuvendit të Komunës Kaçanik, respektivisht mbledhja e XII-të e radhës e vitit 2020.
Mbledhja do të mbahet në sallën e kuvendit të komunës, në katin e tretë të objektit të komunës, me 24 Dhjetor 2020 ( Dita e Enjte) në ora 11:00.
Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq, Kemal Mërseli, Kryesues i Kuvendit
Në mbledhjen e XI-të (Njëmbëdhjetë) të Rregullt të Kuvendit të Komunës të datës 24 Dhjetor 2020, do të shqyrtohet ky:
REND PUNE
1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit të Komunës;
2. Propozim Rregullorja për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës;
3. Propozim Vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit të KK 01Nr. 104/02-12813/2018 të datës 27.04.2020 –për formimin e Komitetit për Shërbime Publike;
4. Propozim Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik, parcela kadastrale Nr. 00494-15, arë e klasës së 4, në emër të Amer Shaqir Shurdhani, për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës “Ismail Raka” në Kaçanik;
5. Propozim Vendimi për ndarjen e parcelës kadastrale Nr. 00143-1, në ZK Doganaj, P.SH. Kuvendi i Komunës Kaçanik;
6. Rekomandimi i komisionit vlerësues për përzgjedhjen e ofertës ekonomikisht më të favorshme për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (40 vjet), parcelat kadastrale me numrat: 402-0 dhe 403-0, në ZK Kaçanik i Vjetër, P.SH KK Kaçanik;
7. Plani i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, për vitin 2021;
8. Raporti i punës i Shtabit Komunal për parandalimin e Covid -19;
9. Raport i përmbushjes së Planit të integritetit të Komunës së Kaçanikut për vitin 2019; dhe
10. Propozim Vendimi për ndarjen e masës drusore të konfiskuara gjatë vitit 2020, shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Kaçanikut.