Republika e Kosoves

Kaçanik

FTESË PËR MBLEDHJE

2021/02/22 - 10:57

Në bazë të nenit 43 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhja e  II-të (Dytë) të Rregullt e Kuvendit të Komunës Kaçanik për vitin 2021.

 

Mbledhja do të mbahet në sallën e kuvendit të komunës, në katin e tretë të objektit të komunës, me 26 Shkurt 2021 (Dita e Premte) në ora 11:00.

 

Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq, Kemal Mërseli,  Kryesues i Kuvendit.

 

Në mbledhjen e II-të (Dytë) të Rregullt të Kuvendit të Komunës të datës  26 Shkurt 2021, do të shqyrtohet ky:

 

REND PUNE

 

 

  1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit të Komunës;

 

  1. Raporti i Punës së Ekzekutivit të Komunës për vitin 2020;

 

  1. Raporti Vjetor Financiar për periudhën:  Janar-Dhjetor 2020;   dhe

 

  1. Raporti i Punës së Komitetit për Politikë dhe Financa, për vitin 2020.