Republika e Kosoves

Kaçanik

FTESË PËR MBLEDHJE

2018/06/14 - 12:26

Në bazë të nenit 52.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhjen e   V (Pestë)  e Rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, për vitin 2018.

 

Mbledhja do të mbahet në katin e dytë të objektit të komunës në Sallën e Komiteteve,  me  19 Qershor 2018  (Dita e  Martë), më fillim pune në ora 11:00.

 

 

Mbledhjen do ta  kryeson dhe udhëheq,  Kemal Mërseli,  Kryesues i Kuvendit.

 

 

 

Në mbledhjen e V (Pestë) të Rregullt të KPF-a të datës, 19 Qershor 2018, do të shqyrtohet ky:

 

 

REND  PUNE

 

 

  1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF;
  2. Drafti Final për Ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit të Komunës, 01Nr. 3588/2008 të datës 25.09.2008;
  3. Draft- Korniza Afatmesme Buxhetore e Komunës së Kaçanikut, për vitet;  2019-2021;
  4. Draft Programi trevjeqar i banimit të Komunës së Kaçanikut, për vitet, 2018-2021;
  5. Propozim Vendimi për Shpalljen e interesit të përgjithshëm publik, parcelën kadastrale Nr. 941-18694/18 në emër të, Dijamant Bajrush Shehu, për ndërtimin e trotuarit të rrugës” Sali Bajra”dhe hapësirës publike për gjelbërimin pran Gjykatës Themelore-Dega në Kaçanik dhe Qendrës për Punë Sociale.