Republika e Kosoves

Kaçanik

FTESË PËR MBLEDHJE

2021/11/26 - 2:06

Të nderuar anëtarë të zgjedhur të Kuvendit të Komunës Kaçanik,
Në bazë të nenit 42. 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 03/L040 për Vetëqeverisje Lokale (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/4 Qershor 2008), e Thërras mbledhjen e I-rë Inauguruese të Kuvendit të Komunës Kaçanik, për datën: 08.12.2021 ( dita e Mërkurë ), në ora 11:00.
Mbledhja do të mbahet në katin e III-të të objektit të administratës së komunës- në sallën e kuvendit të komunës.
Në këtë mbledhje, anëtarët e zgjedhur të KK do të japin Betimin dhe nënshkruajnë Deklaratën Solemne për marrjen zyrtare të detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës Kaçanik.
Mbledhjen do ta hapë, Kryetari i zgjedhur i Komunës, Besim Ilazi, pastaj për pikët tjera deri me zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit, mbledhjen do të udhëheqë anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës.
Mbledhja është e hapur për publikun.
Ju mirëpresim!
Me respekt!
Kryetari i Komunës (i zgjedhur)
Besim Ilazi
_________________________
Rendi i Ditës i propozuar për mbledhjen Inauguruese të Kuvendit të Komunës të datës: 08.12.2021:
1. Arritja dhe nënshkrimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës;
2. Fjala mirëseardhëse e Kryetarit të Komunës (të zgjedhur);
3. Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të Kuvendit të Komunës;
4. Dhënia e Betimit Solemn e anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit të Komunës;
5. Dhëna e Betimit Solemn e Kryetarit të zgjedhur të Komunës, Besim Ilazi;
6. Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës;
7. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës;
8. Fjala përshëndetëse e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe
9. Mbyllja e mbledhjes.