Republika e Kosoves

Kaçanik

FTESË PËR MBLEDHJE

2021/12/23 - 2:16

Në bazë të nenit 43 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhja e II  të radhës (mbledhje e rregullt) të Legjislaturës së 7 të Kuvendit të Komunës Kaçanik për vitin 2021.

Mbledhja do të mbahet në sallën e kuvendit të komunës, në katin e tretë të objektit të komunës, me  29 Dhjetor 2021 ( Dita e  Mërkurë ), në ora 11:00.

Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq, Kemal Murseli,  Kryesues i Kuvendit

Ju mirëpresim!

 

Me respekt!

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, të 29.12.2021,  do të shqyrtohet ky:

 REND  PUNE

 

  1. Betimi Solem i anëtares së zgjedhur të Kuvendit të Komunës nga AAK, Rabije Sallahi  – zëvendësimi i anëtares së dorëhequr Hafize Sallahi;
  2. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja Inauguruese e Kuvendit të Komunës;
  3. Propozim Vendimi për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;
  4. Propozim Vendimi për formimin e Komitetit për Komunitete;
  5. Propozim Vendimi për formimin e komisionit për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022;
  6. Raporti Financiar për periudhën Janar-Shtator 2021;   dhe
  7. Propozim Vendimi për aprovimin e Listës së veçantë të pronave komunale të cilat planifikohen të jepen në shfrytëzim në vitin 2022.