Republika e Kosoves

Kaçanik

GJIMNAZI “SKËNDERBEU” – KAÇANIK

2018/09/21 - 4:00

 

Për shkak të mospërfundimit të punimeve renovuese – shtyhet mësimi

Të nderuar nxënës, prindër dhe personel i Gjimnazit “Skënderbeu”,

Tashmë dihet se në këtë shkollë është në përfundim e sipër projekti renovues “Masat e efiçiencës së energjisë”, financuar nga MZHE.

Sikundër edhe projekti izolues “Shtrimi i dyshemeve”.

Pas konstatimit të gjendjes së punimeve dhe pëlqimit të ndërsjellë me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Kulturës, me keqardhje njoftojmë se fillimi i mësimit në shkollën tonë shtyhet edhe për ndonjë ditë.

Mësimi shtyhet për shkak mosfurnizimit të ekipit të punimit të dyshemeve të klasave me material ndërtimor-izolues, nga një kompani që nuk është dëshmuar azhure dhe mjaftueshëm e përgjegjshme përballë kushteve të kontraktuara.

Me gjithë shqetësimin tonë të pamasë, sinqerisht ju bëjmë me dije se po krijohen kushte shumë më të mira se ç‘kishim.

VËREJTJE: Për fillimin e mësimit do të njoftoheni një ditë më parë, ndërsa ditët e shtyra do të zëvendësohen ndërkohë.

(Njoftimi u publikua në faqen e Gjimnazit dhe të Komunës.)

21.9.2018 – Drejtoria e Gjimnazit