Republika e Kosoves

Kaçanik

Hapet qendra  për grumbullimin e bimëve medicinale  aromatike “ BIOFRUTI’ në Kaçanik

2019/06/25 - 2:48

Zëvendës Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Colleen Hyland, Ministrja e Bujqësisë Dijana Zivic, Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno, Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra dhe një pjesë e stafit të tij, si dhe përfaqësues të tjerë morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës  për grumbullimin e bimëve medicinale  aromatike “ BIOFRUTI’ në Kaçanik. Takimin e hapi fermerja dhe njëkohësisht pronarja e kësaj qendre Zarije Malsiu, e cila në veçanti falenderoi USAID-in për përkrahjen e dhënë në realizimin e këtij projekti. Ajo theksoi se pyjet e anës së Kaçanikut janë të pasura me bimë aromatike dhe medicinale, ndërsa shprehu angazhimin e saj në përkrahje dhe angazhim të shumë grave në këtë projekt. Për hapjen e kësaj qendre, femrat nga Komuna e Kaçanikut u përgëzuan edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ministria e Bujqësisë, programi USAID si dhe nga Komuna e Kaçanikut. Projekti i hapjes së qendrës për grumbullimin e bimëve medicinale  aromatike në Kaçanik është përkrahur financiarisht nga USAID-i ndërsa në këtë projekt planifikohen të përfshihen shumë femra  që do të ndikoj në uljen e papunësisë.