Republika e Kosoves

Kaçanik

Institucionet qendrore e lokale diskutojnë për mbrojtjen e pyjeve

2019/06/19 - 1:52

Me iniciativë të Kuvendit Komunal përmes Kryesuesit Kemajl Murseli,  në bashkëpunim me OJQ ,, Gjethi” dhe Shoqatën Bjeshkatare Alpiniste ,, Kaçaniku 2015 “  institucionet relevante u takuan për të diskutuar për  gjendjen alarmante  të prerjes ilegale të pyjeve në parkun Nacional “ Sharr”. Në takim prezantuan përfaqësues të Komunës së Kaçanikut – kryetari Besim Ilazi,  Përfaqësues të Agjensionit të Pyjeve të Kosovës- Drejtori Regjional Bekim Topalli , Kryeprokurori i Prokurorisë themelore në Ferizaj Shukri Jashari, Drejtori i Parkut Nacional “ Sharri” Bajram Kafegjolli, Gjykata Themelore e Ferizajt- dega Kaçanik  Burim Çaka, Komandanti Stacionit të  Policisë- dega Kaçanik  Halim Shehu, dhe përfaqësues të shoqërisë civile ( OJQ, Administratorë të fshatrave, qytetarë etj). Përfaqësuesit e institucioneve relevante u dakorduan që të merren masa konkrete ndaj prerësve ilegal, siç është konfiskimi i mjeteve si dhe dënimi i tyre.