Republika e Kosoves

Kaçanik

Investimet komunale orientohen edhe në hapjen e rrugëve të reja

2020/12/10 - 11:27

Punime të shumta po zhvillohen në terren në realizim të punëve në kuadër të projekteve të ndryshme kapitale. Kryetari i Komunës Besim Ilazi së bashku me drejtorin për Shërbime Publike Ramadush Osmani, përcollën nga afër punimet që po realizohen në projektin “ Ndërtimi i rrugëve në lagjet Dalloshi- Murseli- Cena”, ku është bërë hapja e trasesë së rrugës dhe shtruarja e saj me shtresë zhavori. Kryetari Ilazi tha se hapja e rrugëve të reja është një e arritur, ndërsa kjo rrugë do të mundësojë lidhjen me rrugën Bob- Doganaj si dhe me segmentin rrugor në udhëkryqin Brezovicë-Tetovë, tek vendi i quajtur “ Lushi”. Kostoja e përgjithshme e projektit është 44 mijë 456 euro, investim komunal.