Republika e Kosoves

Kaçanik

Kemajl Murseli u rizgjodh Kryesues i Kuvendit të Komunës së Kaçanikut

2021/12/08 - 12:41

Kemajl Murseli është rizgjedhur për të dytën herë Kryesues i Kuvendit Komunal në Kaçanik.
Pas betimit të Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, punimet e seancës kanë vazhduar në zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal. Me shumicë votash, Kryesues u zgjodh Kemajl Murseli. Gjatë fjalës së tij, ai përshëndeti dhe falënderoi asambleistët për besimin e dhënë.
“ Do të marrim bashkërisht vendime të drejta në harmoni me ligjet në të mirë të zhvillimit të komunës sonë, qytetarët e meritojnë që ne të bëjmë më të mirën e mundshme për ta, sepse vendi dje populli jonë i shumëvuajtur ndër breza, sakrifikoi shumë që ata të jetojmë të lirë, dhe të udhëhiqen nga bijtë dhe bijat e tyre të zgjedhur me votën e lirë” tha mes tjerash kryesuesi Murseli. Ai më tutje tha se motivi kryesor i punës sonë është e kaluara jonë e lavdishme, lufta e UÇK-së dhe e popullit tonë, gjaku i derdhur i Heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të cilët dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë.