Republika e Kosoves

Kaçanik

Kilometrave të tërë të rrugëve të Komunës sonë, tashmë po iu shtohet edhe trotuari

2020/09/10 - 8:07

Kryetari Ilazi së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike Ramadush Osmani, vizituan nga afër punimet që po bëhen në rrugën Bob- Doganaj si dhe në rrugën “ Epopeja e UÇK-së” në Kaçanik të Vjetër, ku janë duke u realizuar projektet në shtrimin e trotuarit në këtë pjesë. Kryetari Ilazi tha se këto projekte janë jetike për banorët e këtyre pjesëve. Sipas tij rregullimi i trotuarit ndikon së pari në sigurinë e qytetarëve, në këto rrugë që janë shumë të frekuentuara si nga këmbësorët e poashtu edhe nga automjetet. Ndërtimi i trotuarit në segmentin rrugor Bob- Doganaj- faza e dytë e projektit përfshinë gjatësinë 1700 metra, ndërsa në rrugën “ Epopeja e UÇK-së” përfshinë gjatësinë 1685 metra.