Republika e Kosoves

Kaçanik

KKSB mbanë mbledhjen e fundit për vitin 2021

2021/12/15 - 12:34

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 2021.
Takimin e udhëhoqi Kryetari i Komunës Besim Ilazi, ndërsa për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë , raportoi Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik Halim Shehu.
Në takim mes tjerash u diskutua mbi përgatitjet për sezonin dimëror, dukuritë negative si droga ,huliganizmi nëpër shkolla ,pengesat në rrugë e trotuare , qent endacak etj.
Në këtë takim gjithashtu u aprovua edhe Draft Plani i Punës së KKSB-së për vitin 2022.