Republika e Kosoves

Kaçanik

Komiteti Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, mbanë mbledhjen e fundit për vitin 2020

2020/12/22 - 12:35

Mbahet mbledhja e pestë, përkatësisht e fundit brenda vitit 2020 e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara. Mbledhja është kryesuar nga Kryesuesi i Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, Artan Mezraja i cili theksoi se viti 2020, përkatësisht situata me Covid-19 ka qenë në përgjithësi e vështirë e në veçanti për komunitetin e PAK-ve. Në takim u tha se situata me Covid-19 ka ndikuar edhe në disa aktivitetet të KKPAK-së, kryesisht në fushatat e gjera edukuese. Komiteti ka punuar me këtë rend pune: 1. Aprovimi i Procesverbalit të mbledhjes së kaluar, 2. Miratimi i Raportit të Monitorimit të Planit Lokal të Veprimit për PAK 2019-2021 3, Miratimi i Raportit të Punës së KKPAK-së 2020 dhe  4. Miratimi i  Planit të Punës të KKPAK-së 2021.