Republika e Kosoves

Kaçanik

Komuna e Kaçanikut dhe Kolegji AAB nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

2018/06/08 - 3:42

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, dhe Prof. dr. Shemsedin Vehapi, Zv/Rektor në Kolegjin AAB, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi institucional. Kryetari Ilazi tha përmes kësaj marrëveshjeje, synohet që të ju krijohen lehtësira dhe kushte më të favorshme studentëve kaçanikas. Kjo marrëveshje parasheh promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, dhënien e bursave studentore, organizimin e përbashkët dhe pjesëmarrjen në seminare, punëtori zhvillimore e të tjera të karakterit rajonal e kombëtar në fushat e interesit të përbashkët, AAB do të organizojë kurse pa kompensim në kampuset e AAB-se, për të gjithë maturantët e komunës për përgatitje të testit të maturës etj.