Republika e Kosoves

Kaçanik

Komuna e Kaçanikut dhe Kompania “ Pastërtia “ nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

2020/08/27 - 3:15

Komuna e Kaçanikut përfaqësuar nga Kryetari Besim Ilazi, dhe KRMM “ Pastërtia “ përfaqësuar nga Kryeshefi Ekzekutiv Dugagjin Hetemi, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Bazuar në tarifat e reja për shërbim të grumbullimit të mbeturinave sipas kategorizimt të klientëve, të miratuara nga kuvendi komunal, nënshkruhet marrëveshja për shërbim të grumbullimit të mbeturinave komunale në mes të komunes se Kaçanikut dhe KRM”Pastertia” për periudhën e ardhshme 2 vjeçare.
Kjo marrëveshje lidhet me qëllim të kryerjes së shërbimit të grumbullimit të mbeturinave komunale, ekonomive familjare, bizneseve dhe institucioneve komunale bazuar në Rregulloren Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave në komunën n e Kaçanikut dhe Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2016-2021.