Republika e Kosoves

Kaçanik

Komuna e Kaçanikut dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik vazhdojnë bashkëpunimin

2018/12/29 - 11:11

Komuna e Kaçanikut dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik nënshkruanë Marrëveshje Mirëkuptimi për kalimin në pronësi të projektit kapital “Auditimi energjetik i ndërtesave publike dhe ndërmarrjeve tjera të obligueshme –Programi mbështetës, në kuadër të Zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat e shërbimit publik.
Në kuadër të këtij projekti të bashkëpunimit gjatë vitit 2018 është realizuar projekti i efiçiencës së energjisë në objekti e Gjimnazit “ Skenderbeu” në Kaçanik si dhe në Shkollën Fillore në Ivajë.
Marrëveshjen për kalimin në pronësi të komunës të këtij investimi e nënshkruan Kryetari i Komunës Besim Ilazi në emër të komunës së Kaçanikut, ndërsa në emër të Ministris së Zhvillimit Ekonomik ishin prezent Bujar Sekiraqa, Udhëheqës i Sektorit për Planifikim në MZHE dhe Shqype Morina, Zyrtare e Lartë për Planifikim në MZHE.