Republika e Kosoves

Kaçanik

Komuna e Kaçanikut fiton grant 279,433 euro në garën për Mjedis të Pastër

2021/11/26 - 12:05

Performanca e mirë komunale, në mjedis, i solli Komunës së Kaçanikut 279,433 euro.
Për tri vite radhazi Komuna e Kaçanikut ka qenë përfituese e grantit të performancës komunale- Mjedisi i Pastër, ku tashmë është shpërblyer me shumën 279,433 euro.
Në ceremoninë e organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është bërë ndarja e çmimeve të Granitit të Performancës Komunale për Mjedis të Pastër, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani. Kryetari Ilazi tha se ky është një lajm i mirë për komunën tonë, ndërsa siguroi se mjetet e përfituara do të përdoren për shtim të kapaciteteve në Kompaninë “ Pastërtia” në mirëmbajtjen e ambientit dhe menaxhim sa më të mirë në këtë drejtim.
Ky grant është financuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Bashkimit Evropian, German Cooperation dhe GIZ-it gjerman.
Nga granti i performancës komunale- Mjedisi i pastër, komunat i janë nënshtruar 3 kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për indikatorë të Qeverisjes së Mirë.