Republika e Kosoves

Kaçanik

Komuna e Kaçanikut në vlugun e punimeve në projektet kapitale dhe aktivitetet e tjera komunale

2019/06/10 - 10:09

Edhe muaji qershor është duke u karakterizuar me shumë projekte e aktivitete komunale, që për qëllim parësor kanë mirëqenien qytetare. Shumë fshatra dhe pjesa urbane e qytetit janë shndërruar në vendpunishte të projekteve kapitale, në ndërtim dhe rregullim të rrugëve, kanalizimeve dhe projekte të tjera kapitale. Në mbledhjen e fillimjavës udhëhequr nga Kryetari Besim Ilazi dhe nënkryetari Ylber Bajra, u potencuan të gjitha punimet që janë duke u realizuar në terren, ndërsa u bë e ditur se brenda javës pritet të fillojnë edhe shumë projekte të reja kapitale. Drejtoria e Shërbimeve Publike veç tjerash, bëri të ditur se mjetet e fituara nga performanca e mirë komunale do të shfrytëzohen në projektin “ rregullimi i ndriçimit publik”.  Në takim u diskutuan edhe përgatitjet e fundit që janë duke u bërë me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kaçanikut, ndërsa u ftuan qytetarët që të përcjellin këto aktivitete për të bërë sa më madhështore këtë ngjarje, e cila do të përmbyllet me Festivalin Mbarëkombëtarë të Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore Artistike “ Kaçaniku 2019”.