Ndonëse investime janë bërë në hapjen e disa burimeve të reja të ujit, kjo kompani ka disa vite që ende nuk i ka vendosur në funksion siç është pusi i gatshëm te fabrika e Gëlqeres me mundësi të prurjeve te ujit në rezervuar të qytetit deri ne 10l/sec me rezultate pozitive nga IKSHPK-ja për cilësinë e ujit të bërë në 2021 dhe të përsëritura edhe në 2024 apo mos aktivizimi i sistemeve alternative te gatshme për rrjetin e fshatrave për muajt e pikut ( Korrik- Gusht). Vetëm për periudhën 2020-2024 janë investuar mbi 550,000.00€ nga buxheti komunal në projekte të ujësjellësit ( shtim i kapaciteteve te ujit, ndërrim i gypave te asbestit, ndërtim i rrjeteve të reja, hapje të puseve alternative, sigurim dhe vendosje pompave), asete te gatshme që i janë dhënë në shfrytëzim KRU “Bifurkacionit” për t’u menaxhuar.
Është finalizuar projekti mbi 1,200,000.00€ në shtim të kapaciteteve të ujit, projekt i përfituar nga MMPHI ( 2015-2020) për fshatrat Dubravë, Doganaj, Nikaj, Soponicë ,Elezaj dhe Rekë. Si projekt i gatshëm me mbi 1380 konsumatorë të ri që i janë mundësuar KRU “Bifurkacioni” të menaxhon.
Poashtu në bashkëpunim me Bechkel-Enkën është mundësuar ndërtimi i rezervuarit te ri me kapacitet 1000m3 për nevojat e rrjetit të qytetit, i cili mundëson furnizimin me ujë të pijshëm edhe të kuotave më të larta të zonës urbane.
Duke parë që problemet me ujë të pijes po vazhdojnë, si institucione komunale i kemi bërë edhe ftesë për të raportuar në kuvendin komuna kryeshefit të Bifurkacionit, por që i njejti nuk i është përgjigjur ftesës. Ftesë për takim i është bërë edhe bordit të kësaj kompanie, por që ky takim nuk është realizuar nga ana e tyre.
Edhe në këtë rast kërkojmë nga KRU “ Bifurkacioni” që të reflektoj mbi bazën e përgjegjësive të saj, të dala edhe nga Marrëveshja për Shërbime të Ujësjellësit dhe Ujërave të Ndotura mes kësaj kompanie dhe Komunës së Kaçanikut, respektivisht nenit 6 të marrëveshjes (Obligimet e KRU-se).
Poashtu kërkojmë që KRU “ Bifurkacioni” të punoj në menaxhimin sa më të mirë të rrjeteve të ujësjellësit si dhe menaxhimin sa më të mirë të aseteve të investuara nga komuna dhe funksionalizimin e tyre.