Republika e Kosoves

Kaçanik

Komuna, SBASHK-u e Këshilli i Prindërve diskutojnë sitatën e krijuar në arsim

2019/01/30 - 11:47

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda, takuan Kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës – dega në Kaçanik Fevzi Bunjaku si dhe Kryetarin e Këshillit të prindërve në Kaçanik Jashar Selimi. Në takim u diskutua situata e krijuar së fundi në arsim nga greva e përgjithshme. Përfaqësuesit institucional u shprehën të shqetësuar me situatën e krijuar, ndërsa paraqitën nevojën e arritjes së një marrëveshjeje drejt zgjidhjes, sepse ata që po e pësojnë më së shumti janë fëmijët. Në takim u tha se ky është problem i institucioneve qendrore dhe jo i nivelit lokal.