Republika e Kosoves

Kaçanik

KPF mbanë mbledhjen e shtatë për vitin 2020

2020/09/04 - 3:44

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2020, të cilën e kryesoi Kryesuesi Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari i Komunës Ylber Bajra. Në këtë takim u diskutuan dhe iu përcollën kuvendit për miratim pikat e rendit të ditës:
Raporti i Auditorit për pasqyrat financiare të Komunës së Kaçanikut për vitin 2019,
Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit për PFV 2019,
Propozim Vendimi për rialokimin dhe transferin e mjeteve nga rezerva komunale sipas buxhetit të vitit 2020,
Raporti i punës së Shtabit komunal për parandalimin e Covid-19 në Komunën e Kaçanikut si dhe Propozim Vendim për rialokimin e mjeteve buxhetore sipas buxhetit të vitit 2020.