Republika e Kosoves

Kaçanik

KPF mbanë mbledhjen e XI-të për vitin 2020

2020/12/18 - 2:18

 

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e XI-të të rregullt për vitin 2020. Takimin e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe një pjesë e stafit ekzekutiv.

Anëtarët e KPF-së shqyrtuan dhe i përcollën kuvendit për shqyrtim dhe miratim pikat e rendit të ditës:

 

Propozim Rregullorja për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës;

Propozim Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik, Parcela kadastrale Nr. 00494-15, arë e klasës së 4 në S= 253m², në emër të Amer Shaqir Shurdhani, për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës “Ismail Raka” në Kaçanik;

Rekomandimin e komisionit vlerësues për përzgjedhjen e ofertës ekonomikisht më të favorshme për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (40 vjet) Parcelat kadastrale: 402-0, në S= 0.95.48 ha dhe 403-0, në S= 0.32.99 ha në KZ Kaçanik i Vjetër, P.SH KK Kaçanik;

Raporti i Punës së Shtabit Komunal për Parandalimin e Covid -19 ;

Raport i përmbushjes së planit të integritetit të Komunës së Kaçanikut;

Propozim Vendimi për ndarjen e masës drusore të konfiskuara gjatë vitit 2020, shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Kaçanikut, ndërsa pika 4. Propozim Vendimi për ndarjen e parcelës Nr. 00143-1 me sipërfaqe 18777m², në ZK Doganaj, P.SH. Kuvendi i Komunës Kaçanik, për shkak  se është ende në procedurë, është shtyrë për mbledhjet e radhës së kuvendit.

Anëtarët  KPF-së shprehën shqetësimet e tyre sa i përket pandemisë, ku kërkuan që personat e infektuar me virus COVID, të izolohen, ndërsa poashtu si shqetësim u paraqit numri më i madh i të infektuarve se sa ai zyrtarë.