Republika e Kosoves

Kaçanik

Kremtohet 7 marsi – Dita e mësuesit- Nderohen me mirënjohje arsimtarët e dalluar si dhe punonjësit e arsimit të pensionuar

2021/03/08 - 12:32

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Besim Ilazi, në nderim të 7 marsit ditës së mësuesit, është mbajtur një ceremoni dhe janë nderuar me mirënjohje arsimtarët e dalluar si dhe punonjësit e arsimit të pensionuar gjatë periudhës 08.03.2020 – 07.03.2021 .

Në emër të Kryetarit Ilazi, të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i Komunës Ylber Bajra, i cili çmoi lartë kontributin e mësuesve nëpër rrjedhat e historisë kombëtare. Nënkryetari tha se profesioni i mësuesit është gjithmonë i ndërlidhur me edukimin e brezave, që trasojnë rrugën e së ardhmes sonë.

Takimin e përshëndeti edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda, duke thënë se ka kënaqësinë që gjendet para mësuesve të dalluar dhe mësuesve në pension të cilët një jetë të tërë i a kanë kushtuar edukimit dhe arsimimit të brezave ndër vite. Në emër të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë, të pranishmit i përshëndeti Kryetari i kësaj sindikate dega në Kaçanik Fevzi Bunjaku, i cili uroi mësuesit për festën e tyre.

 

 

Lista e arsimtarëve të nderuar më mirënjohje:

 

 

Nr Emri dhe Mbiemri Shkolla Vendi
1. Xhemrush Mani Gjimnazi “Skënderbeu” Kaçanik
2. Fehmi Krasniqi SHMP “Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka” Kaçanik
3. Xhelil Lika SHFMU “Emin Duraku” Kaçanik
4. Shefket Bela SHFMU “Emin Duraku Kaçanik
5. Xhevahir Troni SHFMU “Idriz Seferi” Bob
6. Afrim Bunjaku SHFMU “Jusuf Gërvalla” Biçec
7. Rufki Kamishi SHFMU Kadri Zeka” Dubravë
8. Bajrush Hajdari SHFMU “Ali Asllani” Doganaj
9. Ilmi Livoreka SHFMU “Qamil Ilazi” Kaçanik i Vjetër
10. Ekrem Luzha SHFMU “7 Shtatori” Begracë
11. Izedije Kuqi SHFMU “Nazmi Osmani” Elezaj
12. Menduh Luma SHFMU “ Gafurr Luma” Glloboçicë
13. Shahe Jaha SHFMU “Agim Bajrami” Stagovë
14. Shyhrete Livoreka  SHFMU “Dituria” Ivajë
15. Bafti Laçi SHFMU “Naim Frashëri” Kotlinë

 

Lista e mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë të fushës së arsimit të pensionuar gjatë periudhës 08.03.2020 – 07.03.2021 – Mirënjohje për nderë të 7 Marsit – Ditës së mësuesit

1. Nebi Hajdari ShFMU “Kadri Zeka” Dubravë
2. Hatixhe Tirolli SHFMU”Emin Duraku” Kaçanik
3. Behlul Shehu SHFMU”Emin Duraku” Kaçanik
4. Taire Sopa ShFMU “Emin Duraku” Kaçanik
5. Shefket Zharku SHFMU”Jusuf Gërvalla” Biçec
6. Xhevat Guri ShFMU “Jusuf Gërvalla” Biçec
7. Hafet Ceka ShFMU “Gafurr Luma” Glloboçicë
8. Rabije Gashi ShFMU “7 Shtatori” Begracë
9. Ekrem Çaka Gjimnazi “Skënderbeu” Kaçanik
10. Sefedin Luzha ShFMU “Agim Bajrami” Stagovë
11. Ahmet Fazliu ShFMU “Nazmi Osmani” Elezaj
12. Gani Shabani ShFMU “Nazmi Osmani Elezaj (post mortem)
13. Remzie Koxha ShFMU “Emin Duraku” Kaçanik
14. Milaim Sallahu ShFMU “Qamil Ilazi” – punëtor teknik Kaçanik i Vjetër
15. Emin Axhami Gjimnazi “Skënderbeu” – punëtor teknik Kaçanik

 

Me respekt !