Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari i Komunës Besim Ilazi me bashkëpunëtorë komunal vizitoi nga afër punimet që po realizohen në shumë projekte kapitale.

2020/09/04 - 3:42

Kryetari i Komunës Besim Ilazi me bashkëpunëtorë komunal vizitoi nga afër punimet që po realizohen në shumë projekte kapitale. Punimet u vizituan në projektin e rehabilitimit me shtresë të re asfalti në pjesët e dëmtuara të rrugëve në lagjen e Dushkajës, projekt në kuadër të mirëmbajtjes verore të rrugëve lokale, si dhe në projektin e Ndërtimit të fazës së dytë të trotuarit Bob- Doganaj, me gjatësi i 1700 m. Kryetari Ilazi vlerësoi punimet, ndërsa shtoi se infrastruktura rrugore mbetet prioritet marrë parasysh nevojat e mëdha që paraqiten çdo ditë në terren.