Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari i Komunës Besim Ilazi priti në takim të rinjtë e Klubit të Supervullnetarëve “Altruistët”

2020/09/04 - 3:43

Kryetari i Komunës Besim Ilazi priti në takim të rinjtë e Klubit të Supervullnetarëve “Altruistët”, të cilët fillimisht i uroi mirëseardhje dhe i falenderoi për punën dhe aktivitetet e bëra deri më tani. Kryetari theksoi se Altruistat tanimë janë bërë edhe model se si duhet me qenë pjesë angazhimit rinor, sidomos në këtë kohë pandemie ku edhe përkundër shumë sfidave, megjithatë guximi dhe dëshira për të kontribu nuk i’u ka munguar Altruistave. Më pastaj altruistja Anita Mezraja falenderoi kryetarin për mikpritje dhe përkrahjen e vazhdueshme deri më tani, si dhe shpalosi idenë e projektit “Bashk kunder Covid-19″, projekt i cili implementohet nga Altruistat dhe United Youth Task Force. Ky projekt ka të bëjë me vetdijësimin e qytetarëve mbi rrezikun dhe rëndësinë e respektimit të masave të dhëna nga institucionet shëndetësore. Me këtë rast kryetari e dha edhe një videomesazh për të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar ndaj Covid-19. Ky dokumentar u tha se do të publikohet në ditët ne vijim.