Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari i Komunës Besim Ilazi priti në takim një grup të fëmijëve të dëshmorëve

2020/07/08 - 9:28

Kryetari i Komunës Besim Ilazi priti në takim një grup të fëmijëve të dëshmorëve, të cilët shoqëroheshin nga mërgimtari Kemajl Qallaku, si dhe arsimtari në pension Izet Krivenjeva. Ky grup i fëmijëve të dëshmorëve vizituan Gjermaninë me iniciativën dhe mbështetjen e veprimtarit Kemajl Qallaku. Kryetari Ilazi falenderoi atdhetarin Qallaku për ndihmën e ofruar në komunën tonë, veçanërisht në fushën e arsimit.