Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari Ilazi me bashkëpunëtor vizitoi stafin punonjës kujdestar në shërbimet publike komunale

2019/01/01 - 10:44

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi i shoqëruar nga Nënkryetari Ylber Bajra, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka dhe drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani, vizitoi stafin kujdestar në QKMF, Stacionin e Policisë, doganën selia në Kaçanik, Shërbimin Zjarrfikës si dhe KEDS-in. Me këtë rast Kryetari Ilazi u uroi atyre vitin e ri 2019, duke i përgëzuar për punën e tyre të palodhshme, të cilët në natën e ndërrimit të motmoteve nuk janë me familjet e tyre. Kryetari Ilazi tha se mjeket, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e KEDS-it dhe doganës na bëjnë të mundur që këtë natë ta kalojmë në rehati dhe qetësi.