Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari Ilazi ngushëllon Familjet Berisha, Lika e Ceka

2018/06/08 - 3:46

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ka ngushëlluar familjet e tre të rinjve kaçanikas, që humben jetën tragjikisht në një aksident trafiku.
“Të nderuara familje Berisha, Lika e Ceka, të nderuar miq dhe ju qytetarë të komunës,
me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të tre të rinjëve të komunës sonë, në një aksident trafiku. Raste të tilla janë të dhimbshme dhe të rënda. Aksidentet e komunikacionit janë bërë shprehi të kobshme në rrugët tona. Lutemi që ngjarje të tilla të mos përsëriten në mesin tonë.
Në këto momente bashkëndjejmë me familjet dhe gjithë qytetarët e vendit tonë. Ngushëllime.”, thuhet në ngushëllimin e Kryetarit Ilazi.