Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari Ilazi njoftohen me gjendjen aktuale në Shkollën Fillore “ Nazmi Osmani” në Elezaj dhe në Paralelen e ndarë në Bajnicë

2018/06/13 - 3:50

Në kuadër të vizitave në terren, kryetari i Komunës së Kaçanikut besim Ilazi shoqëruar nga Zëvendësministri i Arsimit Azem Guri dhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda, vizituan Shkollën Fillore “Nazmi Osmani” në Elezaj dhe paralelen e ndarë në fshatin Bajnicë. Kryetari Ilazi njoftoi personelin e shkollës në fshatin Bajnicë për investimet që do të bëhen këtë vit në objektin shkollor në këtë fshat. Së shpejti në këtë objekt shkollorë pritet të filloj ndërtimi i fushës sportive, rregullimi i nxehjes qendrore, ndërsa do të ndërtohet një aneks i veçantë për klasën e parafillorëve. Ndërsa në fshatin Elezaj u diskutua në përgjithësi për problemet me të cilat ballafaqohet shkolla, kurse fokus diskutimi ishte klasa e bashkangjitur. Zëvendësministri i Arsimit Azem Guri edhe në këtë takim shprehu përkushtimin e tij dhe të ministrisë, për investime në objektet shkollore në Kaçanik. Drejtori Zahir Doda, njoftoi personelin e shkollave në lidhje me Rregulloren e re për shkollat, e cila së shpejti do të filloj të implementohet në të gjitha shkollat e komunës sonë.
Kryetari Ilazi poashtu u takua edhe me qytetarët e kësaj ane, të cilët u njoftuan se së shpejti do të filloj ndërtimi i trotuarit dhe një rruge në fshatin Bajnicë. Kryetari Ilazi tha se investimi në infrastrukturë dhe në arsim edhe më tutje mbetet prioritet komunal.