Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari Ilazi takon Këshilltarin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

2019/01/04 - 10:43

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim ish Nënkryetarin e Komunës, tashmë Këshilltar i Lartë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Remzi Elezi. Në takim u diskutuan bashkëpunimet e reja në fushën e Kulturës, Rinisë e Sportit, ku u premtua përkrhaje dhe nisma e projekte të reja nga niveli qendror për Komunën e Kaçanikut.