Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari Ilazi takon punonjësit e sapo pranuar në Qerdhen e Qytetit

2020/09/10 - 8:07

Në vazhdën e përgatitjeve finale që janë duke u bërë në Qendrën për Edukim Parashkollor “ Agimi” për fillimin e punës, Kryetari i Komunës Besim Ilazi së bashku me drejtorin e Arsimit dhe Kulturës Zahir Doda dhe Ushtruesen e Detyrës së Drejtoreshës së QEAP “ Agimi” Fetije Axhami Kuka, takuan stafin e ri të sapo pranuar që do të punojnë në këtë institucion arsimor. Kryetari Ilazi i uroi për punën dhe angazhimin e ri të tyre në këtë institucion, ndërsa kërkoi nga ta punë dhe përkushtim.
Kryetari Ilazi tha se ndonëse ky vit do të jetë sfidues për arsimin në përgjithësi për shkak të pandemisë COVID, institucionet komunale janë duke bërë të gjitha përgatitjet për fillimin sa më të mirë të punës në këtë institucion, duke respektuar të gjitha rekomandimet dhe masat nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik në Kosovë.