Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari Ilazi takon Zv/kryeministrin Besnik Tahiri

2020/09/10 - 8:08

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim Zv/kryeministrin e Republikës së Kosovës Besnik Tahiri, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari Ylber Bajra. Në këtë takim u diskutua ecuria e aktiviteteve komunale në periudhën e Pandemisë, bugjeti, shqetësimet dhe projektet komunale. Gjatë takimit Zëvendës kryeministri Tahiri premtoi përkrahje të nivelit qendror në realizimin e disa projekteve me rëndësi vitale për komunën e Kaçanikut. Pas këtij takimi krerët komunal dhe mysafirët nga niveli qendror, vizituan Sallën e Shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, ku u dha zotimi se me ndihmën e Qeverisë do të restaurohet salla ku u miratua Kushtetuta e Kaçanikut.