Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari Ilazi uron fëmijët për një jetë të lumtur e pa brenga

2020/07/02 - 9:30

Me rastin e 1 Qershorit- Kryetari Besim Ilazi uroi të gjithë fëmijët për sa më shumë dashuri dhe përkujdesje ndaj tyre.
“ Fëmijët janë ardhmëria jonë dhe se gjithnjë duhet kujdesur për edukimin e tyre dhe dashurinë prindërore. Ndryshe nga të tjerët, fëmijët përmes formave festive shprehin kërkesat e tyre për një jetë dhe mirëqenie më të mirë. Por këtë vit kjo festë nuk ka madhështinë e saj, për shkak të pandemisë. Por kjo ditë le të reflektoj në ne për kujdesin shëndetësor ndaj fëmijëve, ndërsa le t’ju falim atyre sa më shumë dashuri e të mira të jetës. Urojmë që festat tjera ta kthejnë madhështinë dhe bukurinë festive vendit tonë. Urime” thuhet në urimin e kryetarit Ilazi.
Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor 1925, në Gjenevë në ditën e mbajtjes së konferencës botërore për mirëqenien e fëmijëve ndërkaq filloi të festohet pas dy vitesh. Festa e fëmijëve ka për qëllim rritjen e vëmendjes për një mirëqenie më të mirë të tyre.