Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari Ilazi uron punonjësit e administratës komunale me rastin e vitit të ri

2019/01/01 - 10:45

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, uroi punonjësit e administratës komunale me rastin e vitit të ri. Në koktejin modest të organizuar, Kryetari Ilazi falënderoi punonjësit e administratës publike komunale për punën dhe angazhimin e treguar gjatë këtij viti, gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Kaçanikut. Kryetari Ilazi tha se falë punës dhe angazhimit të punonjësve komunal, Komuna e Kaçanikut është vlerësuar lart në raportin e performancës nga MAPL dhe DEMOS. Kryetari Ilazi uroi që viti që po vjen 2019, të sjellë së pari shëndet, mbarësi e suksese të reja për të gjithë punonjësit komunal. Në këtë koktej Kryetari Ilazi ndau nga një dhuratë modeste për gjashtë punonjësit e administratës komunale të pensionuar gjatë vitit 2018, të cilët njëkohësisht i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre shumëvjeçarë në institucionet komunale.