Republika e Kosoves

Kaçanik

Kryetari Ilazi viziton punimet e projekteve kapitale komunale

2020/07/02 - 9:27

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë përcollën nga afër ecurinë e punimeve në disa projekte kapitale komunale. Vizitat u realizuan në projektet: “ Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Shtrazë”, projekt i financuar nga Ministria e Ambientit si dhe rehabilitimi i rrugës ,”Ejup Dushkaja” në Dushkajë, projekt në kuadër të kontratës për mirëmbajtjen e rrugëve lokale. Poashtu në këtë segment rrugor do të bëhet edhe ndërrimi i gypit të ujësjellesit në bashkëpunim me KRU “Bifurkacioni” njësia operative në Kaçanik. Kryetari Ilazi tha se institucionet komunale në vazhdimësi do të jenë të përkushtuara për mirëqenien qytetare në të gjitha shërbimet publike.