Republika e Kosoves

Kaçanik

Kuvendi i Komunës mbajti sot mbledhjen e XI-të (Njëmbëdhjetë) e Rregullt e Kuvendit të Komunës Kaçanik, respektivisht mbledhja e XII-të e radhës e vitit 2020

2020/12/24 - 1:46

Kuvendi i Komunës mbajti sot mbledhjen e XI-të (Njëmbëdhjetë) e Rregullt e Kuvendit të Komunës Kaçanik, respektivisht mbledhja e XII-të e radhës e vitit 2020.

Mbledhjen e kryesoi Kemal  Mërseli, Kryesues i Kuvendit, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi.

Në mbledhjen e XI-të (Njëmbëdhjetë) të Rregullt të Kuvendit të Komunës, u shqyrtua dhe u aprovuan pikat e rendit të ditës:

Propozim Rregullorja për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,

Propozim Vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit të KK 01Nr. 104/02-12813/2018 të datës 27.04.2020 –për formimin e Komitetit për Shërbime Publike;

  1. Propozim Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik, parcela kadastrale Nr. 00494-15, arë e klasës së 4, në emër të Amer Shaqir Shurdhani, për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës “Ismail Raka” në Kaçanik dhe Propozim Vendimi për ndarjen e masës drusore të konfiskuara gjatë vitit 2020, shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Kaçanikut, ndërsa nuk kaloi Rekomandimi i komisionit vlerësues për përzgjedhjen e ofertës ekonomikisht më të favorshme për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (40 vjet), parcelat kadastrale me numrat: 402-0 dhe 403-0, në ZK Kaçanik i Vjetër, P.SH KK Kaçanik dhe

Anëtarët e kuvendit poashtu u informuan edhe me Planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, për vitin 2021, raportin e  punës së Shtabit Komunal për parandalimin e Covid -19 dhe  raportin e përmbushjes së Planit të integritetit të Komunës së Kaçanikut për vitin 2019. Anëtarët e kuvendit shprehën shqetësimet e tyre sa i përket pandemisë, ku kërkuan që personat e infektuar me virus COVID, të izolohen, ndërsa poashtu si shqetësim u paraqit numri më i madh i të infektuarve se sa ai zyrtarë. Ata kërkuan që qytetarët e prekur me COVID të subvencionohen në ndonjë formë si dhe zbatim të masave. Anëtarët e kuvendit poashtu u shprehën të shqetësuar edhe me prerjen ilegale të pyjeve.